Interi do të presë Kievon në “San Siro” të hënën dhe nuk mendohet se djemtë e Spaletit do të hasin probleme për të siguruar trepikëshin.
Stadiumi pritet të jetë i mbushur si gjithmonë, madje një rekord do të vendoset në këtë përballje. Interi numëron gjatë këtij sezoni plot 979.710 tifozë në 16 ndeshje shtëpiake në kampionat me një mesatare prej 61.200 tifozësh për ndeshje.
Kundër Kievos numri i tifozëve do të kalojë shifrën 1 milionë. Në vend të dytë renditën kushërinjtë e Milanit. Edhe tifozët e “Djallit” kanë qenë të shumtë sivjet në stadium dhe shifrën me gjashtë zero do e kalojnë në ndeshjen shtëpiake kundër Frozinones.