Arjen Roben ka njoftuar prej disa kohësh se ky sezon ishte i fundit me Bajernin e Mynihut, me holandezin që ka nisur kërkimet për ekipin e ri tashmë.
Ofertat nuk kanë munguar në drejtim të tij, ku interesimi më i madh është nga Holanda, vendi ku ai nisi karrierën. PSV dhe Ajaks janë në një garë të fortë për shërbimet e mëngjarashit, por së fundmi “Bild” ka raportuar një destinacion surprizë për Roben.
Sipas prestigjiozes gjermane, “Holandezi Fluturues” mund të kalojë te Benfika, me gjigantët portugezë që janë futur vrullshëm në garë për shërbimet e tij. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim…