Arsenali përforcon mesfushën, rritet konkurrenca për Xhakën

0

Pak ditë më parë Arsenali kreu transferimet e dyshes së mesfushorëve Lukas Torreria dhe Mateo Genduzi për një shumë totale prej 40 milionë euro. Por, drejtuesit e “Topçinjve” janë gati t’i bëjnë një tjetër dhuratë teknikut Emeri para se të nisë sezonin e tij të parë në kampionatin anglez.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, midis klubi të Arsenalit dhe Barcelonës është gjetur marrëveshja për blerjen e kartonit të mesfushorit Andre Gomesh. Futbollisti portugez u ble për 35 milionë euro nga skuadra e  Valencias, por në dy sezonet e tij me katalanasit minutat kanë qenë të limituara, ndërsa në ato pak herë që ka qenë në fushën e lojës nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e teknikut Valverdes.

Ardhja e portugezit tek ekipi londinez do të rrisë ndjeshëm konkurrencën në repartin e mesfushës, pasi tani në garë për dy ose tre vende titullarësh janë plot gjashtë lojtarë: Xhaka, Ramsej, Elneni, Torreira, Genduzi dhe  Gomesh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.