Sampaoli bëri një gabim trashanik, sipas Tevezit

Në një intervistë lëshuar ESPN FC, Karlos Tevez ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e Argjentinës në Kupën e Botës 2018. Duke folur hapur e me sinqeritet, sulmuesi i Boka Zhuniors, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e kombëtares, ka deklaruar se eliminimi në 1/8-at ishte logjik: “Përfundoi ashtu si të gjithë mendonim se do përfundonte. Nuk kishim asnjë ide të qartë si do luanim në Botëror. Është e vështirë të fajësosh vetëm një person, ishin shumë gjëra që u bënë bashkë”.

Megjithatë, Tevez veçon trajnerin Sampaoli dhe e fajëson atë për një gabim të madh: “Nuk mori Martínez. Po, për mua gabimi më i madh ishte të mos merrte Lautaro Martínez në Botëror. Ishte turneu i duhur për të grumbulluar një lojtar që do ishte bazë për të ardhmen. E kam parë Lautaron në çdo ndeshje dhe gjithnjë shënon 2-3 gola. I pabesueshëm. Nuk e di si nuk e mori”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online