Arsenali nis merkaton, firmos me yllin boshnjak

0

Sead Kolashinac është zyrtarisht i Arsenalit, duke i dhënë fund një historie që zvarritej prej muajsh.

Ish-mbrojtësi i Shalkes kishte oferta pa fund dhe herë raportohej drejt Anglisë e herë drejt Serisë A.

Tani futbollisti i lindur e rritur në Gjermani, por që prej disa vitesh ka zgjedhur të përfaqësojë Bosnje-Hercegovinën, u ka dhënë fund dilemave, duke u bërë “Topçi”.

Për 24-vjeçarin është hera e parë që largohet nga Gjermania, sepse ka luajtur te Shalke prwj vitit 2011, duke totalizuar 121 ndeshje në nivel klubi e 18 me kombëtaren.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.