Arsenalit i ka ecur gjithmonë me tregun francez të lojtarëve dhe “topçinjtë” kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Klubi anglez ka hedhur sytë nga Liga 1 dhe “Daily Mirror” zbulon objektivin kryesor të Unai Emeri për repartin ofensiv.
Ai është Nikolas Pepe, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i Lilës. 23-vjeçari është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Francë, ndërsa ka shënuar 12 gola në kampionat deri më tani. Afrikani kryeson renditjen e golashënuesve, bashkë me Kilian Mbape dhe argjentinasin Sala të Nantës.
Arsenali ka gati 50 milionë euro për të bindur Lilën, që ka zhvilluar një kampionat fantastik dhe renditet e dyta në kampionat për momentin. Pepe ka dhe oferta të tjera nga Anglia, por Arsenali ndodhet në avantazh dhe dëshiron ta mbyllë sa më shpejt blerjen e zbulimit të këtij sezoni.