Arsenal apo Mançester Junajtid? Ylli i Atletikos duhet të zgjedhë

Tomas Parti ka një jetë që luan te Atletiko Madrid. Mesfushori afrikan është një ndër më të mirët në rolin e tij dhe në dy sezonet e fundit, është kthyer në një lojtar bazë në mesfushën e kryeqytetasve spanjollë.

Megjithatë, karakteri i tij nuk pëlqehet shumë nga Diego Simeone, me të cilin ka pasur dhe një konflikt verbal gjatë këtij sezoni. Si pasojë, Parti është nxjerrë në shitje. Arsenali dhe Mançester Junajtid e duan me doemos yllin e Atletikos në skuadrat e tyre dhe ofertat janë bërë gati. Për ta konfirmuar këtë gjë, ka folur dhe agjenti i futbollistit, i cili tha:

“Tomas ka një kaluzolë prej 50 milionë eurosh. Klubet e kanë në dorë. E them me bindje se kjo shifër nuk përfaqëson aspak një lojtar si ai, pasi është një nga më të mirët në botë. Po, ka interes, dy skuadra angleze kanë filluar të pyesin. Do të shohim çdo të ndodhë dhe patjetër që do ju informoj”, përfundoi agjenti i lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *