Përballja epike 1 dhjetorit më midis Tyson Fury dhe Deontay Wilder nuk nxori asnjë fitues, pasi të tre gjyqtarët dhanë nga një rezultat të ndryshëm, duke bërë që dueli të mbyllej në barazim.
Për t’i dhënë njeherë e përgjithmonë fund dilemave të dy boksierët kanë rënë dakord për një përsëritje të duelit. Sipas “Daily Mail”, ditën e sotme përfaqësuesit e dy boksierëve ranë dakord për një ndarje të barabartë të të ardhurave të duelit, që do të sjellë 20 milionë paundë për secilin boksier.
Vendndodhja e përballjes do të jetë në New York dhe do të zhvillohet me datë 18 maj. Fituesi i kësaj përballje do të fitojë titullin kampionë bote të federatës më të rëndësishme të boksit “WVC”, momentalisht ky brez mbahet nga amerikani Deontaë Wilder prej më shumë se tri vitesh. Të boksierët janë të pamposhtur dhe ky pritet të jetë dueli më i madh i boksit për vitin 2019.