Situata te klubi i Arsenalit, nuk duket aspak e mirë. “Topçinjtë” janë një nga klubet më të mëdha në Angli dhe gjithmonë janë renditur në vendet e para, por në 3-4 vitet e fundit, kanë pasur një rënie të dukshme.
Përveç problemeve brenda fushës së lojës, tashmë londinezët duhet të shqetësohen dhe për humbjet financiare. Për herë në 17 vitet e fundit, Arsenali e ka mbyllur vitin me humbje. Fakti që nuk arritë të kualifikohen në Champions League për të dytin vit radhazi, ka bërë që “Topçinjtë” t’i kenë llogaritë me minus, duke u përfshirë dhe në rrëzikun e një dënimi të mundshëm nga UEFA.
Pagat e lojtarëve të Arsenalit janë problemi më i madh, me lojtarë si Ozil, i cili përfiton 350 mijë sterlina në javë, dhe Obamejang e Mikitarian, që përfitojnë nga 200 mijë. Paratë e shpenzuara për blerje lojtarësh dhe për rrogat e lojtarëve, janë më të mëdha se paratë që Arsenali ka përfituar nga FA, Addidas, Emirates dhe Europa League. Me shumë gjasa, UEFA do të hapë një çështje për klubin anglez.