Armë dhe gjak në jaht, vëllai i Mesit përfundon në burg?

Matias Mesi, vëllai i kapitenit të Barcelonës po kalon disa telashe me drejtësinë e shtetit argjentinas. Gjithçka nisi pasi 35-vjeçari pësoi një aksident nën drejtimin e një barke, pas mbikëqyrjes së barkës, hetuesit gjetën një pistoletë të paregjistruar dhe për t’i bërë gjërat akoma më të rënda, në barkë kishte njolla gjaku, që për momentin nuk janë identifikuar se kujt i përkisnin.

Fatmirësisht, për vëllain e Leos, drejtësia argjentinase e ka mbyllur njërin sy, duke i dhënë atij një dënim me kusht prej dy vitesh e gjysmë dhe disa orë pune për komunitetin. Por, ky nuk është rasti i parë që Matias Mesi ngatërrohet me drejtësinë dhe gjithmonë bëhet fjalë për posedim armësh të paligjshëm.

Në vitin 2015 atij iu gjet një armë gjatë një kontrolli në makinë, ndërsa 10 vite më parë është arrestuar teksa mbante me vete një pistoletë të mbushur me plumba. Ndoshta për Matiasin do të vlejë shprehja e treta e vërteta dhe “dashuria” e tij ndaj armëve do marrë fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online