Befasia vjen nga Kukësi, që ndryshon trajner. Armando Cungu është larguar pas humbjes së pësuar me Skënderbeun, që e çoi diferencën me Partizanin kryesues në 9 pikë. Vendin e tij e ka zënë Ramadan Ndreu.
NJOFTIMI – “Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.
Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë. Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu,
i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë”, njofton klubi verilindor.