Ëndrrat e merkatos dhe largime në masë, Zidan përgatit revolucionin

Zinedin Zidan vendosi të rikthehej te Reali i Madridit në një moment të vështirë për klubin. Trajneri francez e nisi mbarë aventurën e dytë në stolin e “Los Blancos”, duke mposhtur Selta Vigon në shtëpi.

Klubi spanjoll pritet të bëjë një merkato të madhe në verë: blerje dhe shitje. Presidenti Perez po përgatit planin e veprimit me trajnerin e tij për rindërtimin e një Reali cilësor, kompetitiv e mbi të gjitha fitues.

Objektivat kryesorë mbeten Eden Hazard i Çelsit dhe Kristian Eriksen i Totenhemit. Pol Pogba dhe Kilian Mbape janë ëndrrat e mëdha. Francezi i PSG-së ka dhënë sinjale pozitive kohët e fundit dhe në Madrid po fillojnë e besojnë se ai do të jetë goditja e madhe e Perezit.

Nëse nuk vjen, atëherë Herri Kejn vazhdon të mbetet alternativa e dytë për majën e sulmit. Në mbrojtje ka ardhur Eder Militao nga Porto, një mbrojtës potent e plot kualitet.

Kalojmë te largimet. Marselo është një hap larg transferimit te Juventusi, por rikthimi i Zidanit rrit shanset e qëndrimit të lojtarit në Madrid. Megjithatë, i riu Reguilon, lojtar i dalë nga akademia e klubit, vazhdon të qëndrojë përpara brazilianit në hierarkinë e ekipit.

Me valixhe në duar është edhe Isko. Trajneri e pëlqen shumë dhe e riktheu titullar kundër Seltës. Fantazisti reagoi mirë dhe shënoi, por vështirë që klubi do ia falë ngjarjet e ndodhura gjatë sezonit, kështu që edhe Isko mund të përfundojë te Juventusi.

Bejl nuk është më thelbësor për ekipin, është 30 vjeç dhe klubi mund të përfitojë ekonomikisht nga shitja e tij. Uellsiani pritet të rikthehet në Premier Ligë, mndërsa nuk përjashtohet as largimi i Kejlor Navas.

Portieri pëlqehet shumë nga Zidan, por ai vazhdon të mbetet rezerva e Tibo Kurtua. Reali po mendon edhe huazimin e Mariano Diaz. Ky i fundit u mendua se do të ishte zëvendësuesi i Ronaldos, por sulmuesi pësoi shumë dëmtime dhe ndalesa gjatë sezonit, çka ndikuan në performanca e tij. Të tjerë që priten të largohen janë dhe treshja: Lorente, Valverde dhe Kebajos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online