Arkitekti i goditjes dyshe: E veçantë si e morëm Higuain, Kaldara modern

Atmosfera te kuqezinjtë e Milanit është tepër e mirë. Afrimet e Higuain dhe Kaldara kanë rikthyer entuziazmin te tifozëria, por edhe të gjithë ekipi. Punë fantastike e Leonardos, i cili në një konferencë për shtyp komenton afrimet e fundit, tratativat për marrjen e tyre dhe objektivat e klubit.

Negociuam në një ambient pozitiv dhe mendoj që ky është një operacion shumë i mirë për të gjithë. Kaldarën e zgjodhëm për rrugëtimin e mirë që ka bërë në një klub, i cili i përmirëson shumë lojtarët e tij. Kaldara është një lojtar modern që di të shënojë dhe gola. Ai është inteligjent, ka një fizik të mirë, është i përqendruar dhe vjen për të kompletuar një grup lojtarësh italianë dhe të rinj si: Romanjoli, Kalabria, Konti dhe jo vetëm.

Bonuçi është mbrojtësi më i mirë në botë, por të gjithë e dimë që në futboll gjërat shkojnë në një mënyrë ose në një tjetër. Identifikuam potencialin e madh të Kaldarës dhe ai u vlerësua për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

Braziliani komenton dhe objektivat e Milanit dhe afrimin e Higuain.

Skuadra është konkurruese, por do të vazhdojmë të rritemi gradualisht. Të shohim mundësitë që do të na japë merkato, por me rëndësi janë dhe operacionet që do të kryejmë në dalje. Nuk ka asgjë të re sa i përket shitjeve, por po negociojmë. Një marrëveshje e mirë është ajo që i kënaq të gjithë.

Sa i përket Higuainit, negociuam për disa ditë rresht. Të gjithë skuadrat tentojnë të marrin lojtarë të mëdhenj. Diçka e parealizueshme në konferencën e parë, por që u zhvillua me kalimin e ditëve. Tratativat lindin nga shumë gjëra dhe të kesh një sulmues si Higuain sot përkrah nesh, do të thotë një ndryshim drejtimi.

Ndonjëherë duhet dhe pak fat, por Milan është një klub plot sharm që ka fituar shumë dhe kjo gjë nuk duhet harruar. Klubi ka një stil që është gjithmonë i njëjti. Tratativa për marrjen e Gonzalos ishte e veçantë, tepër e bukur dhe pika vendimtare ishte kur u takuam personalisht. Duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme dhe po rritemi nga dita në ditë”, mbyll drejtori i përgjithshëm i Milanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online