Argjentina publikon listën: konfirmohet mungesa e Mesit, festë në familjen e “El Cholo”-s

Trajneri i përkohshëm i Argjentinës, Lionel Skalioni, ka përzgjedhur listën me 29 lojtarët për miqësoret që përfaqësuesja 2-herë kampione e botës do zhvillojë ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë. Në listën e nxjerrë nga federata argjentinase, konfirmohet edhe mungesa e Lionel Mesit, i cili ka vendosur të mos përfshihet në kombëtare deri në fund të këtij viti.

Lista e Skalionit vjen me risi të shumta në sulm, ku vihet re mungesa e sulmuesve si Higuain dhe Aguero, dy futbollistë këta që aktivizohen prej vitesh me kombëtaren “Albiceleste”. Një ndër shumë emrat e rinj në listë është dhe sulmuesi i Fiorentinës, Xhovani Simeone. Djali i teknikut të Atletiko Madridit, grumbullohet për herë të parë në kombëtaren e Argjentinës, diçka kjo e pritshme, pasi forma e tij në Serie A vjen në rritje sezon pas sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *