Skaneri i mjeshtrit Saki: Bardhezinjtë “top”, zikaltrit një enigmë

Arrigo Saki është një nga mjeshtrat e futbollit italian. Në fund të viteve 90’, ai me Milanin e tij dominuan botën, duke zhvilluar një futboll fantastik. Në një prononcim për “Gazzetta dello Sport”, 72 vjeçari komenton nisjen e sezonit të ri. Ai ndalet tek Juventus dhe Inter. Fjalë të mira për të parët dhe dyshime për ekipin milanez.

“Juventus është favoriti i madh për të fituar titullin falë historisë, organizimit dhe aftësive superiore krahasuar me rivalët. Blerja e Ronaldos, rikthimi i Bonuçit, por edhe afrimet e lojtarëve të tjerë me vlerë si: Perin, Spinazola, Emre Çan dhe Kanselo justifikojnë objektivin për të fituar gjithçka, përfshirë dhe Champions-in e lakmuar.”

Ish-legjenda e Milanit ndalet dhe tek situata e ekipit të Interit. Drejtuesit duhet të zgjidhin problemet e së kaluarës për t’u kthyer tek sukseset.

“Interi këto vite ka qenë gjithmonë mbretëresha e merkatos së verës dhe më pas ka zhgënjyer tifozët e saj besnikë në dimër. Ka ndryshuar trajnerë dhe lojtarë, por me rezultate të pamjaftueshme në lidhje me investimet. Çfarë nuk funksionon? Klubi me strategjinë, vizionin dhe lidershipin e tij, apo ekipi me shpirtin e skuadrës dhe kualitetin e pakënaqshëm të lojës? Identifikimi i problemeve hipotetike do të nënkuptonte zgjidhjen e tyre dhe rikthimin tek sukseset. Interi i sotëm është një enigmë”, përfundon Arrigo Saki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online