Lufta e ftohtë Inter-Real, zikaltrit qëndrim për çështjen “Modriç”

0

Interi dhe Reali i Madridit janë përballur në distancë për Luka Modriç, mesfushorin kroat që Interi e ka kërkuar këtë verë ta afrojë në skuadër. Spanjollët nuk e pritën aspak mirë diçka të tillë dhe kanë pretenduar se zikaltrit kanë pasur kontakte me lojtarin e tyre, çka përbën edhe shkelje të rregullave të FIFA-s, pasi mesfushori është nën kontratë.

Reali i Madridit u ankua dhe më 14 gusht Interi u vu në dijeni për diçka të tillë. Spanjollët pretendojnë shkeljen e rregullave të transferimeve, që thonë se një klub nuk mund të kontaktojë një lojtar pa marrë aprovimin nga klubi që e ka futbollistin nën kontratë.

Interi nga ana tjetër ia ka bërë të qartë FIFA-s: “Nuk kemi pasur kurrë kontakte me lojtarin dhe as kemi pasur bisedime me të”.Palët kanë qëndrimet e tyre dhe është FIFA ajo që vendos nëse nis një hetim zyrtar kundër skuadrës italiane për këtë çështje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.