“Arena Kombëtare” pezull, ja kur do të përfundojnë punimet

Stadiumi i ri i kombëtares së Shqipërisë, “Arena Kombëtare”, është në fazën përfundimtare të veprimeve. Puna për ndërtimin e impiantit filloi në qershor të 2016-ës, megjithatë, afati 2-vjeçar i punimeve nuk do të respektohet.

Fillimisht u tha se stadiumi do të inaugurohej në ndeshjen e 11 qershorit ndaj Moldavisë, por po të shikojmë pamjet e tanishme të kantierit të stadiumit, nuk është nevoja të jesh një ekspert ndërtimi për të kuptuar se është e pamundur që punimet të përfundojnë në harkun e dy muajve.

Pak javë më parë vetë presidenti Duka e pranoi se do të ishte tepër e vështirë që punimet të përfundonin në muajin qershor dhe ndoshta inaugurimi i stadiumit do të shtyhet për në muajin shtator, më konkretisht më datë 10 shtator, kur presim Islandën në kuadër të kualifikuesve të “Euro 2020”.

“Sport Ekspres” mëson se shanset që stadiumi i ri të inaugurohet në shtator janë të pakta. Gjendja aktuale e punimeve nuk jep garanci për përfundimin e të gjithë projektit brenda pesë muajve dhe me shumë gjasa  inaugurimi i shumëpritur do të shtyhet për në muajin nëntor, ku në harkun e dy ditëve do të ndeshemi në Shqipëri me Andorrën e Francën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online