Sytë nga Apeli, flet Bano: Presim 3 pikët, në Patos me një objektiv

Në grupin B të Kategorisë së Dytë ka një ngjeshje të skuadrave në kreun e tij. Shkumbini, Maliqi e Devolli janë tre “moskëtierët” që po rivalizojnë javë pas jave mes tyre, ndërsa janë me pikë të barabarta, 25. Për trajnerin e Shkumbinit, Artan Bano, skuadra e drejtuar prej tij do të ketë shkëputje tri-pikëshe, pasi pritet që Komisioni i Apelit në FSHF tu rikthejë tri pikët që ju hoqën nga Komisioni i Disiplinës, pas ndeshjes me Naftëtarin.

“Në Grupin B ka shumë rivalitet, sidomos në kreun e renditjes. Shkumbini i vlerëson të gjithë rivalët me pikë të barabarta, Maliqin e Devollin, por ne e kemi çuar në Apel ndëshkimin e padrejtë që na dha Disiplina pas ndeshjes me Naftëtarin. Ato janë tri pikët që i takojnë Shkumbinit, njëherësh edhe tri pikët e shkëputjes sonë nga të gjithë ndjekësit në tabelë”, kështu deklaroi Artan Bano për Sportekspres.com.

Ndërkohë që për ndeshjes e radhës me Albpetrolin në Patos, përveç shkallës së vështirësisë, Bano premton fitoren e Shkumbinit. “Të gjitha skuadrat në grupin tonë janë të vështira dhe ne i kemi vlerësuar në maksimum. Në Patos është sfidë me një skuadër pretendente për kreun e grupit B, por alternativa jonë është vetëm fitorja”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online