Anulohet dita e pushimit, Spaleti: Kështu nuk shkojmë gjëkundi!

Pas 45 minutave të para dje tifozët e Interit ishin të lumtur, reagimi i pritur pas humbjes ndaj Sasuolos erdhi dhe u panë gola e lojë, çka pritet prej një skuadre që duket e ndërtuar për majat e renditjes.

Më pas, errësirë totale, një kopje e Milanit në Napoli të shtunën, sepse Interi e humbi busullën pas golit të Belotit dhe më pas barazimi i Torinos ishte rrjedhë logjike e asaj që po ndodhte në fushë.

Pas ndeshjes Luçiano Spaleti ishte i dëshpëruar, natyrisht, por nuk ka shpjegim: “Gabuam te goli i Belotit dhe pastaj na iku ndeshja nga duart. Është e vështirë të gjesh arsyet e rënies në pjesën e dytë, me shqetëson fakti që pësojmë sërish gola të tillë, me top të gjatë nga 40 metra, si shpesh këto vitet e fundit”.

Po tani, a flitet më për titull: “Në mund të bëhemi skuadra anti-Juventus, them që mund të luftojmë për kreun së bashku me 4-5 skuadra të tjera. Megjithatë, duhet shumë punë dhe ndryshim mentaliteti, përndryshe jemi anti-askushi”.

NDËSHKIMI – Sot Interi kthehet në fushë për stërvitje, nuk ka pushim pas ndeshjes ndaj Torinos. Një masë ndëshkimore për skuadrën, marrë nga klubi në bashkëpunim me Spaletin, i cili tashmë është nën presion dhe nuk i lejon dot më gabime vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online