CR7 nuk shënon, fenomeni i Juventusit është Manxhukiç

Juventusi investoi miliona euro për një super-lojtar si Kristiano Ronaldo, por një fenomen bardhezinjtë e kishin në shtëpi. Ai është Mario Manxhukiç.

Ylli kroat ka një statistikë të jashtëzakonshme. Sa her që ai shënon, ashtu si ndodhi ndaj Lacios, Juventusi fiton gjithmonë. 22 suksese në 22 ndeshje.

Ndaj Lacios të gjithë prisnin golin e parë zyrtar të Kristiano Ronaldos, por edhe një herë ekipin e udhëhoqi Manxhukiç. “Super Mario” i preferuar në formacion përpara Dibalas, shënoi golin e dytë të Juventusit, duke mbyllur ndeshjen.

Statistika se në 22 ndeshje ku ka shënuar, bardhezinjtë kanë fituar gjithmonë, konfirmon sa i rëndësishëm është kroati. E ndërsa Manxhukiç feston, CR7 duhet ende të presë për festën personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online