Antonio Konte ka kushte, “Inter, më parë bli këtë lojtar”

Trajnerë të mëdhenj si Antonio Konte kanë disa kushte për t’i pasur në skuadër. Italiani përpara se të firmosë kërkon që Interi të rrisë nivelin e organikës, duke u futur fuqishëm në merkato. Dëshira e tij e parë quhet Romelo Lukaku. Belgu ka qenë një pëlqim i hershëm për strategun italian. Çelsi i drejtuar nga ai pati humbur duelin me Junajtid për të dhe më pas iu desh të bënin blerje si Zhiru dhe Diego Kosta.

Çmimi i Lukaku është rreth 80 milionë euro. Shifër që mund të paguhet nga Interi pas lajmit të mirë se nuk kanë probleme me ndershmërinë financiare. 26-vjeçari nga ana e tij do e pranonte një ndryshim ambienti. Në “Old Trafford” ai e ka humbur rolin e sulmuesit të parë, me Rashford, që ka fituar besimin më të madh. Konte dëshiron ta gjejë belgun në ekip përpara se ai të firmosë kontratën me Interin. Sipas mediave italiane, marrëveshja mes interit dhe ish-trajnerit të Juves do të zyrtarizohet pas ndeshjes së fundit të Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online