Ankand për Vasil Shkurtajn, sulmuesi ka një kusht

Vasil Shkurtaj dhe Luftëtari mund të ndahen në muajin janar dhe për shërbimet e tij interesohen disa klube në vend. Partizani e Teuta po tentojnë ta bëjnë tyrin, por Kukësi nga klubet shqiptare duket më i favorizuar. Gjithsesi sulmuesi ua ka bërë të qarta kërkesat e tyre verilindorëve.

Nga ajo që mëson “SportEkspres.com”, Shkurtaj ka kërkuar fillimisht pagat e prapambetura nga Luftëtari. Në drejtim të Kukësit kërkesa është e qartë: për të nënshkruar me të duhet që presidenti Safet Gjici të zbrazë miliona në llogarinë e sulmuesit.

Shkurtaj kërkon që deri në fund të këtij sezoni t’i marrë pagat paradhënie dhe deri më tani ende nuk ka një marrëveshje. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, më parë është shprehur se e ka arritur marrëveshjen me Luftëtarin, por duhet bindur edhe Shkurtaj.

Autori i shtatë golave me bluzinjtë do të donte të transferohej jashtë vendit dhe nuk është se nuk ka patur interesim për të. Kështu për momentin transferimi i tij është pezull dhe mbetët për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *