Ankand japonez, tre klube të mëdha pas talentit të Groningen

Drejtuesit e Juventus janë gjithmonë aktiv në merkato. Ekipi i Alegrit është shumë i fortë në çdo repart, por bardhezinjtë po mendojnë për të ardhmen. Siç citon britanikja “The Mirror”, klubi torinez është vënë në ndjekje të Ristu Doan. 20-vjeçari japonez aktivizohet me holandezët e Groningen dhe shihet si një nga talentët e së ardhmes.

Lojtari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe ka nisur sezonin e dytë me Groningen, pas transferimit nga Gamba Osaka në verën e vitit 2017. Gjatë sezonit të parë, Doan shënoi nëntë gola me ekipin holandez, ndërsa këtë sezon ka gjetur njëherë rrugën e golit.

Doan debutoi me kombëtaren e Japonisë me datë 11 shtator të këtij viti dhe ka shënuar 1 gol në 3 ndeshje të luajtura. Për të interesohet prej kohësh Mançester Siti dhe Guardiola dëshiron ta transferojë japonezin në Premier Ligë që në merkaton e janarit. Çmimi i kartonit të tij është 5 milionë sterlina, por futja në garë e Juventusit dhe Atletikos së Madridit do të rrisë vlerën e lojtarit dhe së shpejti mund të nisë ankandi mes palëve për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *