Menaxheri i tij zbarkon në Rumani, Vajushin e do skuadra kryesuese

0

Armando Vajushi zgjidhi gjatë kësaj vere kontratën me Pro Verçelin dhe është lojtar i lirë. Në ditët e fundit të merkatos ai nuk gjeti ekip, ndërkohë që së fundmi ka lajme që lidhen me të ardhmen e tij. Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Kluzh është i interesuar për anësorin shkodran.

Para disa ditësh, menaxheri i Vajushit, Sokol Haxhia ka qenë i pranishëm në një ndeshje të kryesuesve të kampionatit rumun. Ai ka ndjekur në fakt disa ndeshje, ndërkohë që sa duket ka qenë për punë dhe jo për “shëtitje”.

Vajushi është i lirë dhe normalisht që është i hapur ndaj ofertave. Shkodrani, tashmë 26 vjeç, pasi u largua nga Vllaznia provoi një eksperiencë në Bullgari me Liteks Loveç. Më pas u transferua anë Itali, ku veshi fanellën e Kievos (nuk ka luajtur asnjë ndeshje), Livornos, Pro Verçelit dhe Avelinos.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.