Anjeli: Seria A mund të luhet dhe jashtë Italisë, do ndryshojmë kalendarin

Duke nisur që nga viti 2021 do të ketë një kompeticion të ri për klube në Europë. Sigurisht që duhet programuar dhe kalendari i klubeve të cilat do të kenë më shumë ndeshje. Andrea Anjeli e ka pranuar se kalendari do të ndryshojë dhe po mendohet që një nga periudhat  e ndeshjeve të Kombëtareve të eliminohet.

Po ashtu numri një i “Zonjës së Vjetër” ka pranuar se mund të ketë ndryshime dhe për Seria A, ku disa ndeshje të luhen dhe jashtë Italisë, siç do të bëjë Barcelona, që në fillimin e vitit të ardhshëm, një nga ndeshjet si pritëse do ta luajë në SHBA.

“Sa i përket kalendarit, them se do të jetë më mirë për klubet për ndryshimet që do të bëjmë, pas vitit 2024, flasim për ndeshjet ndërkombëtare.

“Do të diskutojmë që të ndërtojmë një kalendar më komod mes ndeshjeve të Kombëtares dhe atyre për klubet në arenën ndërkombëtar”.

“La Serie A jashtë vendit? Është një ide, mund të bëhet. Do të diskutojmë pasi mund të na sjellë shumë përfitime. Do ta studiojmë këtë mundësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online