Arrestimi i Grimës, Gjykata vendos masën paraprake

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendim ditën e sotme për anëtarët e bandës “Bajri”. Mes tyre të arrestuar ishin edhe trajneri i Kombëtares së Femrave, Armir Grima, si dhe portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi.

Edhe pse është kërkuar që të gjykohen në gjendje të lirë, Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit, duke vendosur masën paraprake me lënien në burg të të akuzuarve. As garancia pasurore nuk e ka bindur Gjykatën. Tashmë priten seancat e radhës, në të cilat do të vendoset mbi dënimin apo jo të të arrestuarve.

Për të sqaruar pozicionin e Grimës dhe për ta liruar nga akuzat, po synohet që çështja e tij të kalohet veçmas grupit “Bajri”. Akuzat për ta janë shumë të rënda dhe pretendimet janë se shkodrani nuk ka lidhje me ta.

NJË PJESË E NJOFTIMIT TË POLICISË SË SHTETIT PARA DY DITËSH – Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ata janë:

Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online