Humbi rastin e artë përballë Çelsit, shokët i bëjnë shakanë e vitit

Uest Hem duket se ka lënë pas krizën e javëve të para. “Çekanët” në dy javët e fundit, kanë marrë një fitore në fushën e Everton dhe një barazim ndaj Çelsit në shtëpi.

Pikërisht në sfidën e fundit ndaj Çelsit, Uest Hem pothuajse u mbrojt për shumicën e kohës teksa ruajti rezultatin të bardhë 0-0 për gjithë takimin. Ajo që vlen për tu përmendur është që Uest Hem në fundin e takimit pati një rast të artë me ukrainasin Jarmolenko, i cili shumë pranë me portën gaboi një goditje me kokë duke goditur jashtë.

Ishte ky rasti që do të mbetet gjatë në mendjen e lojtarëve të Uest Hem, të cilët i kanë bërë dhe një shaka Andrej Jarmolenkos ditën e sotme. Në vendin ku ukrainasi qëndron në dhomat e zhveshjes, shokët e ekipit i kanë vënë një poster të një njeriu me kokë në formë katrore dhe emrin i kanë vendosur emrin “Yarma” siç edhe lojtarët e thërrasin Jarmolenkon shkurt.

Një shaka që është pritur me humor dhe nga vetë Jarmolenko, i cili dhe ka postuar në rrjetet sociale bëmën e shokëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online