Anjeli përkrah Ronaldon: “Një për të gjithë dhe të gjithë për një”

Kristiano Ronaldo bëri një debutimi për t’u harruar në Champions League me Juventusin. Portugezi u detyrua që të linte fushën e lojës që në pjesën e parë, pasi u dënuar nga gjyqtari kryesor me karton të kuq, për një veprim që u konsiderua si josportiv.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë dalë në mbrojtje të 33-vjeccarit, i cili e përjetoi jashtëzakonisht shumë kartonin që mori, edhe pse kudra e tij më pas arriti që të merrte fitoren, ndonëse me 10 lojtarë. I futnit që ka reaguar ka qenë presidenti i Juves, Andre Anjeli, i cili përmes një postimi në “Twitter” ka zgjedhur një shprehje të famshme.

“Një për të gjithë dhe të gjithë për një” shkruhet në postimin e Anjelit. Në foto duken disa lojtarë të Juventusit, që po ndihmojnë Ronaldon që të ngrihet. Një postim i goditur nga ana e numrit një të “Zonjës së Vjetër”, i cili ka marrë shumë vëmendje mediatike në Itali dhe veçanërisht në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online