Andre Silva problematik, komplikohet transferimi te Monako

Ishte gjithçka gati dhe Milani do të përfitonte 30 milionë euro. Andre Silva ishte i destinuar për të veshur fanellën e Monakos, por sulmuesi portugez ka komplikuar gjithçka orët e fundit.

Siç raporton “Milanneës.it”, Andre Silva dhe klubi i Principatës nuk kanë gjetur akord sa i takon kontratës së ofruar, pasi kushtet ekonomike të portugezit nuk janë plotësuar. Për momentin, dy palët duken shumë larg, por një rihapje e negociatave në ditët e ardhshme është ende një opsion.

Milani do të përfitonte një shumë të konsiderueshme nga ky transferim, si dhe do të largonte një sulmues që nuk ka arritur të bindë për asnjë moment në “San Siro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *