Ashtu siç pritje, Andre Silva ka mbërritur në Spanjë, ku ka pozuar me drejtuesit e Seviljas. Sulmuesi u huazua nga Milani te ekipi spanjoll me të drejtë blerje në fund të edicionit të ardhshëm. Nuk ka shifra zyrtare nga ana e dy klubeve, por mediat raportojnë se do të jetë 38 milion euro shifra që kuqezinjtë do të marrën verën e ardhshme nga Sevilja.
Për të njëjtën shifër Milani e afroi në skuadër sulmuesin një vit më parë nga Porto. Milani po bën revolucion në sulm, pasi pak ditë më parë nga skuadra u largua Kaliniç, ndërsa sot ikën dhe Silva.
Në anën tjetër mbetet enigmë e ardhmja e Karlos Bakës, i cili me shumë gjasa do të ketë të njëjtin fat. Gjithsesi, deri më tani asnjë ofertë nuk ka qenë në pritshmëritë e kuqezinjve për kolumbianin. Vendin e sigurt në repartin e avancuar duket se e kanë vetëm Higuain dhe Kutrone.
https://www.facebook.com/sevillafc.eng/photos/a.513441642154303.1073741829.478313642333770/1133738303457964/?type=3&theater