Junajtid në sulm, tenton ribashkimin e dyshes së lavdishme

Largimi i Bepe Marotës nga Juventus ishte një lajm që bëri bujë të madhe, pasi drejtori i bardhezinjve ishte një ndër emrat më të rëndësishëm të ringritjes së Juventus në elitën e futbollit italian dhe evropian.

Ditët e fundit po përfliten shumë zëra që e lidhin Marotën me shumë klube elitare në Evropë. Ekipi më i fundit që interesohet për drejtorin është Mançester Junajtid. “Djajtë” e kuq po kalojnë një moment aspak të mirë në kampionat, teksa kanë probleme dhe për sa i përket stolit, ku Murinjo është mjaft i rrezikuar.

Përveç Marotës, Ed Uduord duket se kërkon dhe Antonio Konten, si zëvendësues të mundshëm të Murinjos. Në rast se këto dy ide të Juanjtid do të realizoheshin, do të ishte një ribashkim i dyshes Marota-Konte, të cilët kanë qenë së bashku tek Juventus për shumë vite, kur Antonio Konte drejtonte bardhezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online