Ançeloti: S’mbajmë asnjë me forcë, kam vetëm një keqardhje

Napoli do të zbresë nesër në drekë në fushën e blertë. Ekipi i Ançelotit do të vizitojë Frozinonen, ekip që është pothuajse i rënë nga kategoria. Rezultatet jo pozitiva të arritura në ndeshjet e fundit kanë rrezikuar sadopak vendin e dytë të Napolit.

Interi është vetëm 6 pikë larg dhe nesër vlejnë vetëm tre pikët. Trajneri Ançeloti dëshiron të djemtë e tij t’i bëjnë një mbyllje pozitive kampionatit. Objektiva të mëdha nuk ka në lojë, por 5 ndeshjet e fundit të kampionatit duhen luajtur mirë dhe duhen fituar.

MOMENTI – “Duam t’i japim fund momentit negativ dhe të përqendrojmë forcat tonë në objektivin e vendit të dytë. Insinje është mërzitur shumë nga fishkëllimat. Nesër nuk do të luajë, sepse ka akoma probleme me tendinin. Duhet të kemi durim, ashtu si me Alan, i cili ndjen lodhje nga mbingarkimi i tepërt. Albiol është rikuperuar, por nuk besoj se do ta nisë nga fillimi.”

SEZONI – “Ka qenë një sezon pozitiv. Kam filluar të njoh ambientin dhe jam shumë i lumtur këtu. Ka njerëz që flasin për një sezon të dështuar, por askush nga ne nuk ka thënë në fillim të sezonit se do të fitojmë titullin apo Champions Ligën. Keqardhja e vetme mbetet eliminimi nga Kupa e Italisë.”

MERKATO – “Ai që dëshiron të largohet nuk do të mbahet me forcë, por nuk ka vullnet nga ana e drejtuesve për të shitur lojtarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online