“Stërvitja e fundit si atlet”, tërhiqet në moshën 40-vjeçare braziliani i njohur

Shumica mund ta kenë harruar, por ai vazhdon të luajë futboll. Flasim për Huan, mbrojtësin brazilian, i cili u aktivizua në Europë me Leverkuzenin dhe Romën. 40-vjeçari është kthyer që nga viti 2016 te Flamengo, ekip në të cilin nisi karrierën e profesionistit.

Huan ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të gjatë. Ai do të zbresë për herë të fundit në fushë përballë Kruzeiros, ndeshje që do të zhvillohet në orën 02:00 të natës.

“Stërvitja e fundit si atlet. Kishte ardhur koha…“, ka shkruar mbrojtësi në rrjetet sociale, aty ku nuk i kanë munguar urimet e Kaka, Gabigol dhe shumë lojtarëve të tjerë.

Huan fitoi një Kupë dhe Superkupë Italie me Romën, ndërsa shënoi 7 gola në 79 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren braziliane, aty ku disa herë mbajti edhe shiritin e kapitenit.

 

View this post on Instagram

 

Último treino e última coletiva como atleta!! Tá chegando a hora…

A post shared by JUAN J4 (@j4juanoficial) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online