Karlo Ançeloti u rikthye me fitore në Serie A pas 9 vitesh “migrim” në Angli, Francë, Spanjë dhe Gjermani. Polaku Milik dhe Insinje shënuan nga një gol secili për t’i dhënë tre pikëshin Napolit. Tani i gjithi fokusi shkon drejt sfidës së radhës ndaj Milanit, një përballje kjo që për Ançelotin është mjaft e veçantë, siç e pranoi dhe vetë ai në intervistën pas ndeshjes.
“Më kap pak ankthi kur mendoj se do të luaj kundër Milanit, por gjithashtu ndihem i gëzuar që rrugët tonë po takohen sërish. Do të takoj dy miq të veçantë si Gatuzo dhe Maldini, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në karrierën time si trajner, ashtu si dhe unë në karrierën e tyre si lojtar”.
“Milik apo Sheva? Epo për momentin patjetër që Milik, por ngaqë Sheva është disi i vjetër. Shpresoj që Milik të arrij ato që një lojtar i madh si Shevçenko arriti te Milani”, tha tekniku italian.