Ançeloti komenton shortin: Salcburgu skuadër e madhe, kanë fituar çdo ndeshje

Shorti  i goglave në Nion  të Zvicrës rezervoi një kundërshtar të vështirë në letër për Napolin e Karlo Ançelotit. Austriakët e Red Bull Salcburg, janë kundërshtarët e ardhshëm të napolitanëve. Diferencat në buxhetet e të dyja skuadrave është shumë e madhe, por në vitet e fundit Salcburg ka treguar se mund të surprizojë ekipe shumë më të mëdha, siç bërëi vitin e kaluar teksa eliminoi Borusian e Dortmundit dhe më pas Lacion.

Trajneri  i Napolit, Karlo Ançeloti, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit dha një koment për shortin, ku vlerësoi forcën dhe eksperiencën e kundërshtarit.

“Salcburgu është një klub i madh  që ka eksperiencë në të tilla nivele. Mjafton të kujtojmë se disa muaj më parë ishin një ndër gjysmëfinalistët e këtij kompeticioni, ndërsa këtë edicion kanë arritur gjashtë fitore në po aq ndeshje. Na presin dy takime të bukura”, u shpreh trajneri i Napolit.

Takimet e vlefshme për turin e 1/16-ve të Europa League do të zhvillohen më datë 7 mars në Napoli dhe ndeshje e kthimi një javë më vonë më datë 14.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online