Ançeloti i sinqertë: Duhet t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin!

Napoli nuk ia doli as të shënonte ndaj Arsenalit në Europa League dhe është eliminuar pa lënë gjurmë, edhe pse konsiderohej si shpresa e madhe e Italisë për një sukses europian, pas dështimit të Juventusit.

Për Sky Sport, trajneri Karlo Ançeloti foli pas ndeshjes: “Ndeshja zgjati 30 minuta, më pas goli i Arsenalit mbylli gjithçka. Kemi humbur pak qartësi në sulm këto muajt e fundit, jemi të ngadaltë dhe të parashikueshëm“.

Disa sektorë të stadiumit në San Paolo fishkëllyen Insinjen kur u zëvendësua: “Ishte i keqardhur për situatën, për ecurinë negative të ndeshjes. Lojtarët besojnë shumë tek ai, ndaj ishte i zhgënjyer. Diskutimi im me të nuk kishte lidhje me zëvendësimin. Tani duhet të shohim përpara, të ruajmë vendin e dytë në kampionat“.

Futbolli italian nuk po ngre kokë: “Është e vështirë të flasësh, mbi të gjitha vlen aftësia e klubeve për të investuar, për të pasur të ardhura të mëdha. Në këtë kontekst, vetëm Juventusi e ka këtë mundësi, ndaj është befasi që nuk mbërriti në gjysmëfinale në Champions, nuk besoj se do përsëritet më. Futbolli italian përfaqësohet mirë nga Juve në Europë, ndërsa ne duhet t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin: kemi investuar tek disa të rinj interesantë, që do rriten në të ardhmen. E njoh këtë botë dhe e di që do më kritikojnë, por fjalët i merr era dhe për mua bilanci është pozitiv pas këtij sezoni“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online