Hames Rodriges me shumë mundësi do të luajë në “San Paolo” sezonin e ardhshëm. Napoli dhe Real janë në përfundim të arritjes së marrëveshjes. Ançeloti nuk e fsheh aspak që të kaltrit duan madrilenin. Trajneri italian shprehet se me shuë mundësi kolumbiani do zbarkojë në Itali.
Për pozicionin se ku do luajë fantazisti Karlo nuk e ka aspak problem. Kolumbiani flitet se do marrë numrin ‘10’ dhe kjo ka hasur mjaft diskutime, pasi napolitanët e kanë “të shënjtë” atë numër. Në atë qytet dhe jo vetëm atë shifër e bëri të famshme Maradona. Ançeloti nuk i kushton aspak rëndësi kësaj çështje. Mjafton ta shohë Hames të vishet i kaltër.
“Nuk e di nëse ai do firmosë për ne, por me siguri po, shpresoj. E njoh shumë mirë. Ai luan kudo si mesfushor. E kam përdorur në krah të majtë, prapa sulmuesit dhe në të djathtë. Pozicioni i tij nuk është aspak problem. Sa i përket numrit ‘10’, gjeja më e rëndësishme është që Hames të veshë fanellën e kaltër, i shkon mjaft. Numri nuk është i rëndësishëm”, u shpreh strategu italian.