Analogjia interesante e Solskjaer: Duhet durim, Sançez është si një shishe keçapi

Forma e Aleksis Sançez është bërë shumë shqetësuese për të gjithë te Mançester Junajtid. Sulmuesi kilian është lojtari më i paguar në të gjithë kampionatin anglez, me një pagë faraonike prej 500 mijë paundësh në javë, por në fushën e blertë, Sançez nuk duket si njëjti lojtar që kemi parë te Arsenali.

Gjithsesi, trajneri i Mançester Junajtid Ole Gunar Solskjaer nuk e ka humbur besimin te ylli i sulmit. Në daljen për shtyp para takimi të “FA Cup” kundër Çelsit, tekniku norvegjez përdori një analogji interesante për të shpjeguar formën e dobët të Sançez dhe besimin se ai do të rikthehet në formën e dikurshme.

“Situata me të është e tillë”. E keni parasysh shishet e mbushur me salcë keçap në fastfood. Në fillim salca mezi del, por më pas disa përpjekjesh dalja lirohet e gjitha. Ne po presim kur ai të shënojë, jam i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë”, përfundoi Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online