Analiza e Ranierit: Roma shiti shtyllën kurrizore të ekipit, lojtarët kanë frikë nga topi!

Situata te Roma nuk është aspak pozitive. Rezultatet nuk po vijnë dhe mungon loja e skuadrës. Në ekip mbizotëron kaosi dhe kritikat janë shtuar nga të gjitha anët për ekipin dhe trajnerin Eusebio Di Françesko. Për situatën në fjalë ka folur dhe Klaudio Ranieri, një romanist puro, i cili ka drejtuar verdhekuqtë për dy sezone në vitet 2009-2011.

Trajneri, i cili kreu mrekullinë në Angli duke shpallur Lester Sitin kampion në vitin 2016, komenton situatën e keqe dhe analizon vështirësitë e ekipit. Ai e kujton shpesh vitin 2010, kur drejtonte Romën dhe humbiste titullin me vetëm dy pikë më pak se Interi i Murinjos.

Di Françesko është një nga trajnerët më të mirë të futbollit italian. Ai ka bërë një punë shumë të mirë me Sasuolon dhe në sezonin e kaluar me Romën, por këtë vit i kanë shitur shtyllën kurrizore të skuadrës. Ai ka nevojë të simulojë grupin e lojtarëve dhe shpresoj që ta lënë të bëjë punën që meriton të bëjë. Kur një trajner firmos kontratën, e njeh filozofinë e klubit ku do të punojë. Di Françesko e dinte me çfarë do të përballej, Roma shet prej vitesh lojtarët më të mirë, por këtë rendiment të ekipit nuk e priste askush.

Kemi dhe Fiorentinën që ka ndryshuar shumë, por po fluturon, sepse arrin të ‘përkëdhelë’ lojtarët e rinj. Në Romë është ndryshe, lojtarët kanë frikë të prekin topin dhe iu duket sikur është valë i nxehtë. Tifozët duhet t’i qëndrojnë afër ekipit në këto momente.”

Trajneri 66-vjeçar përgjigjet në këtë formë, kur pyetet nëse do të pranojë një ofertë të mundshme për t’u ulur në stolin e Romës dhe e mbyll me titullin e humbur në vitin 2010, kur Diego Milito i shënonte Sienës në minutën e 57-të dhe i dhuronte titullin Interit.

Në mendjen time ekziston ideja e përqafimit të një projekti serioz. Romën e kam në zemër, por jam një tifoz dhe shpresoj që Di Françesko mund të tregojë që idetë e tij janë të vlefshme. Ai titull i humbur në gjysmë orëshin e fundit të javës së fundit djeg akoma, e mendoj shpesh, por për fat, e shpengova veten me Lesterin”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online