Ana tjetër e Jasir Asanit, dedikimi i ndjerë për… Kotobellin

0

Partizani mundi Flamurtarin një ditë më parë, ndërkohë që mes lojtarëve të ndryshëm në fushë ka raporte mjaft të mirë. Kotobelli e Batha këtë verë lanë të kuqtë dhe iu bashkuan vlonjatëve, kurse Bruno Telushi në të shkuarën ka qenë kapiten te kuqezinjtë.

Mes Jasir Asanit dhe Blerim Kotobellit ka shumë miqësi dhe sulmuesi anësor i Partizani i ka kushtuar një dedikim ish-shokut të skuadrës. “Në jetë, e aq me tepër në futboll, gjërat ndonjëherë nuk ecin ashtu si ne duam. Në këtë jetë njohim shumë njerëz, që dashje pa dashje na mësojnë shumë dhe krejt papritur vjen një moment që ato që ke mësuar duhet t’i vesh në zbatim”, shkruan Asani, i cili më tej shton.

“E dija vështirësinë që kam përballë teje, që në stërvitje kur duhej të më mbaje ndonjëherë. Atëherë edhe me lije të ikja, por këtë herë ishte shumë ndryshe. Sot ishim ‘rivalë’ për 90 minuta, pasi në jetë jemi vëllezër gjithmonë. Suksese dhe kokën lart mbaje gjithmonë vëllai im”, përfundon lojtari i Partizanit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.