Mesi braktis dietologun italian për faj të… Barçës

Xhuliano Poser ishte një prej sekreteve të formës së Lionel Mesit. Por, pas katër viteve, ylli argjentinas e braktis njeriun që kujdesej për dietën e tij ushqimore. Një vendim që sipas gazetës “As” është marrë personalisht nga numri 10 i Barcelonës.

Nuk bëhet fjalë për një largim për mungesë rezultatesh. Përkundrazi, puna e dietologut ka qenë mjaft e rëndësishme për ecurinë e sulmuesit, për të ruajtur dhe përmirësuar paraqitjet në fushën e lojës.  Problemi lidhet me… besimin. Pesë herë fituesit të “Topit të Artë” i’u besua shiriti i kapitenit te katalanët dhe nuk do të ishte “diplomatike”, që kujdesin për ushqimin dhe shëndetin e tij, Mesi t’ia besonte një personi jashtë klubit, përpara specialistëve që punojnë dhe paguhen nga Barcelona.

“Uji, vaj ulliri i cilësisë së lartë, drithëra, fruta të freskëta dhe perime të rritura në mënyrë natyrale, pa pesticidet që i shkaktojnë probleme trupit”, ishin disa prej sekreteve të treguara disa vite më parë nga Poser për gazetën “El Mundo Deportivo”. Dieta ushqimore aplikohej në bazë të një studimi për forcën e muskujve të sportistit, për të përcaktuar trajtimin e dedikuar.

Në vitet e fundit, Mesit i’u ndalua përdorimi i sheqerit “i cili i dëmton muskujt, por edhe prodhimet e brumit”. Një dietë e hekurt, e specializuar, e cila dha rezultate të  shkëlqyera. Por, tani kapiteni i Barcelonës detyrohet të ndryshojë regjimin ushqimor. Shkak janë edhe udhëtimet që sulmuesi duhej të bënte drejt Italisë. Argjentinasi vendosi të mos kishte më shpërqendrime të jashtme, por mbetet për t’u parë nëse paraqitjet në fushë do të mbeten të njëjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online