Baloteli ndez zjarrin e ri: Jashtë Italisë për fajin tim, apo…?

Mario Baloteli ka folur për ‘Canal +’ në Francë dhe ka komentuar lënien jashtë kombëtares italiane nga Roberto Mançini, i cili nuk i ka bërë vend as në një listë me plot 33 lojtarë.

Mendoj se nuk jam më në kombëtare sepse kam faj edhe unë. Te Liverpuli, për shembull, nuk luaja mirë dhe ishte normale të mos grumbullohesha.

Pastaj, ka pasur edhe gjëra të tjera. Nuk e di a kishte të bënte karakteri im paksa i ashpër, apo sepse është më komode të mos grumbullohen, apo për racizëm. Nuk e di, por e them me siguri që nuk është vetëm faji im nëse nuk jam në kombëtare“.

Pikërisht tema e racizmit, shumë delikate, mund të rindizet nga deklaratat e SuperMarios, i cili nuk është dakord që për koret raciste thjesht të braktisë ndeshjet: “Nuk e kuptoj pse nuk revoltohemi njësoj kundër gjithë padrejtësive. Mund të largohesh nga fusha, por nuk stërvitem gjithë javën që pastaj të dal nga fusha vetëm për faj të një idioti. Më mirë të gjendet ai idiot dhe ta largosh nga stadiumi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online