Pako Alkaser është larguar nga Barcelona pas dy sezonesh zhgënjyese te skuadra katalanase. Aventura e re e spanjollit do të jetë në Bundesligë, ku ka firmosur për skuadrën e Borusias së Dortmundit. Te verdhezinjtë, 24-vjeçari do rikthehet të jetë titullar i padiskutueshëm dhe do të marrë minutat që të Barça i ka pasur me pikatore.
Drejtuesit e Dortmundit kanë paguar 2 milionë euro për një marrëveshje huazimi për një sezon, por në rast se sulmuesi bind me paraqitjet e tij, pala gjermane ka të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit për 23 milionë euro, si dhe 5 milionë euro bonuse mbi kontratë.
Sulmuesi shtatshkurtër shënoi 10 gola në 37 aktivizimet që mori në La Liga gjatë dy viteve të fundit. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dhe bordi drejtues i Barcelonës vendosën që statusin e rezervës së Luiz Suarezit t’ia besojnë të riut Munir El-Hadadi, i cili zhvilloi një sezon të kënaqshëm në huazimin e tij te skuadra Deportivo Alavesh gjatë sezonit të kaluar.
? Leihe mit Kaufoption: BVB verpflichtet @paco93alcacer. All Infos dazu ? https://t.co/RV2148mJcj pic.twitter.com/v96fIfi2JV
— Borussia Dortmund (@BVB) August 28, 2018