Aliti gati të transferohet, Fangaj do të “kopjojë” Uzunin

0

Fidan Aliti është një nga lojtarët kryesorë të Skënderbeut dhe për të a interesim edhe nga jashtë vendit, kryesisht është folur për oferta nga Suedia. Gjithsesi mbrojtësi qendror vijon përgatitjet me korçarët.

Pas miqësore me Bylisin, ai ka folur në Supersport fillimisht për gjendjen në skuadër: “Stërvitjet po kalojnë mirë. Kemi punuar intensivisht, çka është e nevojshme në këtë moment. Na vjen keq për dëmtimet. Uroj që Bregu të kthehet sa më shpejt. Ky është futbolli. Besoj se ata që do e zëvendësojnë do bëjnë maksimumin. Edhe ata kanë cilësitë e tyre.

Më pas Aliti foli edhe për të ardhmen e tij: “Mund të them se jam në kontratë dhe jam i përqendruar këtu. Çdo lojtar ëndërron të luajë jashtë. Edhe për mua është momenti i duhur. Ngjasoj pak me suedezët, por nuk është kjo arsyeja për të ikur atje”.

FANGAJ – Mbrojtësi i djathtë i kurbinasve është kthyer në një nga lojtarët kyç. Shkodrani gjithsesi thekson se duhet të vazhdojë të rritet akoma në lojë.  “Duhet të punoj si tani dhe të rris përformcanën time. Ekipi ka shkuar mirë. Besoj se do i arrijmë objektivat në fund të sezonit”, deklaron Fangaj.

Më tej ai shton: “Si çdo vit, kemi krijuar një traditë të shkojmë në Europë ose përmes kampionatit, ose përmes Kupës”. Si çdo i ri do të donte të transferohej jashtë vendit, por edhe të vishte fanellën e kombëtares. Më parë është ftuar nga Shpresat. “Do doje të ndiqje hapat e Uzunit? Pse jo, është ëndrra e çdo futbollisti të luajë me kombëtaren dhe të transferohet jashtë vendit”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.