Alimehmeti: Tirana po lëviz si duhet, për Elbasanin ka veç një zgjidhje

Krenar Alimehmeti është një figurë e njohur e futbollit tonë. Në sezonet 2007-2008, 2009-2010 dhe 2010-2011 ai ka drejtuar skuadrën e Elbasanit, që është në ditët e saj më të vështira. Financat janë problemi kryesor dhe sikurse dihet ka një gjyq të hapur me kompaninë angleze që zotëron aksionet momentalisht.

Problematikat e krijuara, Alimehmeti i mendon të mbyllura vetëm pasi të zgjidhet ligjërisht gjithçka me kompaninë angleze, që po e mban në ajër skuadrën. Për SportEkspres.com, Alimehmeti deklaron se rrugëzgjidhja është në tryezë për Elbasanin. Ai nuk harron edhe skuadrën e tij të zemrës, Tiranën.

SITUATA E ELBASANIT – Tekniku tiranas beson se përmirësimi i financave do sjellë ndryshimin te kjo skuadër, që sipas tij po “lëngon” si inferiore. “Ka disa vite që Elbasani po mbetet peng i një gjyqi me anglezët, që e futën këtë skuadër elite në kanalet e thella si inferiore. Si ish-trajner i kësaj skuadre në Superiore, ndjej keqardhje për këtë transformim. Mendoj se rrugëzgjidhja është në tryezë: mbyllja e gjyqit që po bëhet telenovelë pa asnjë kuptim”.

RRUGËZGJIDHJA – Në 15 sezonet e fundit, Elbasanin e kanë drejtuar 15 trajnerë. Një shifër kjo që flet vetë. Gjithsesi Alimehmeti këtë nuk e quan si problemin kryesor të  situatës. “Tregu i trajnerëve ka qenë normal edhe te Elbasani, por unë besoj se nuk kanë qenë ata arsyeja pse skuadra ndodhet në inferiore. Sapo të zgjidhet gjyqi dhe financat të rregullohen, duhet një riorganizim i klubit e më pas të fillojë ngritja e një skuadre pretendente me lojtarë cilësorë” , u shpreh Alimehmeti.

SITUATA TE TIRANA  – Skuadra “mëmë” për Krenar Alimehmetin, Tirana, ka bërë merkato cilësore dhe ai e sheh si pretendente për sezonin e ri. “Tirana ka bërë lëvizje cilësore në merkaton e kësaj vere. Me përforcimet e reja unë e shoh si një skuadër pretendente për sezonin e ri. Kësaj skuadre i duhet që të përshtatet më mirë me filozofinë e trajnerit Ardian Mema. Lëvizjet e fundit të drejtuesve i shoh me optimizëm”, përfundon Alimehmeti.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online