Aventura e Aleksis Sançez te Mançester Junajtid ka rezultuar një dështim i paimagjinueshëm. Sulmuesi kilian u bë lojtari më i paguar në Premier League në janarin e 2018-ës, kur “Djajtë e Kuq” transferuan 30-vjeçarin nga Arsenali në këmbim të armenit Henrik Mkitarjan.
Një vit e gjysmë më vonë të dyja palët duket se kanë rënë dakord që rrugët e tyre të ndërpriten. Media italiane “Sky Sports”, raporton së fundmi se agjenti i lojtarit, Fernado Feliçeviç është takuar me përfaqësues së Juventusit dhe Interit.
Kiliani mbetet një lojtar interesant për shumë ekipe dhe një rikthim në Serie A mund t’i bëjë mirë sulmuesit shtatshkurtër. Një fillim nga e para është pikërisht ajo që i duhet Sançezit, por pengesa e fundit për transferimin e tij është paga marramendëse prej 20 milionë paundësh në vit, që e rendit atë si lojtarin e shtatë më të paguar në planet.