Aleksi: Luftëtari nuk ka mbaruar, kundër Flamurtarit për tri pikë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mesfushori i Luftëtarit, Albano Aleksi ishte një nga futbollistët më të mirë në takimin kundër Laçit, ku arriti edhe të shënojë. Mesfushori 27-vjeçar foli sot për “RTSH Sport”, ku u shpreh optimist për takimin kundër Flamurtarit. Mes të tjerash, Aleksi tha:

“Jam i motivuar në maksimum dhe jemi optimistë për çdo ndeshje. Ne treguam se dimë të luajmë futboll dhe Luftëtari ende nuk ka mbaruar. Përveç golit të shënuar, isha i lumtur edhe për rezultatin që mori skuadra, pasi na duhej shumë ajo fitore.

“Shpresoj që ndeshjen kundër Flamurtarit, të bëjmë mirë, pasi është një ndeshje shumë e vështirë, pavarësisht problemeve që kanë në skuadër. Shpresoj që të ajo sfidë të marrim dhe tri pikë të tjera, pasi do të ngrihemi shumë në tabelë”,- u shpreh Aleksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *