Alegri: Sfida me Napolin? E duhura para Atletikos!

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka folur pas ndeshjes së fituar kundër Bolonjës, ku analizoi ndeshjen, shpjegoi situatën e dëmtimeve te lojtarët e tij dhe preku sfidat ndaj Napolit dhe Atletikos. Mes të tjerash, strategu italian tha:

“Vështirësitë përballë Bolonjës? Ishin normale, pasi vinim nga një humbje. Por skuadra reagoi mirë dhe morëm tri pikët, që është gjëja më e rëndësishme. Pjaniç? Ka qenë sëmurë gjatë gjithë javës. Para se ta aktivizoja, e pyeta nëse mund të marrë frymë lirshëm. Bonuçi ka pasur problem në kavilje dhe duhet të rikthehet sa më parë në formë optimale. Kielini është rikuperuar plotësisht.

Sfida kundër Napolit? Për mua është e duhura. Do të jetë një test shumë i rëndësishëm për ne para sfidës së kthimit kundër Atletikos”,- përfundoi Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *