Juventusi do të presë mbrëmjen e nesërme Atletikon, për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League, teksa përballja e parë ka përfunduar 2-0 në favor të ekipit të Simeones. Në kuadër të ndeshjes, në konferencë përpara mediav ka folur trajneri Alegri.
NDESHJA – “Nesër do të na duhet t’i zgjidhim në mënyrën më të mirë momentet vendimtare të ndeshjes. Dagllas Kosta ishte me skuadrën, por ditën e sotme pësoi një dëmtim në stërvitje për fat të keq. Më duhet ende të vendos se kush do të luajë. Goditjet standarte do të jenë mjaft të rëndësishme, ndoshta Pjaniç mund të shënojë sërish, ashtu siç bëri ndaj Napolit.”
KUNDËRSHTARI – “Atletiko ka fituar tre Eurpa League, gjithashtu ka shkuar dy herë në finalen e Championsit. Është një ndër ekipet më të fortë në Europë në vitet e fundit. Nesër do të duhet të mbijetojmë, dhe do t’ia dalim.”
STRATEGJIA – “Na duhet të japim diçka më shumë nesër. T’i lëmë pas emocionet dhe mos të qëndrojmë të ngrirë. Gjithashtu, në momentet e vështira të mundohemi të japim më shumë se 100%, në mënyrë që në fundin e ndeshjes mos të kemi asnjë pendesë.”
NDESHJA E PARË DHE NDESHJA E NESËRME – “Në ndeshjen e parë bëmë një pjesë të parë të mirë, por më pas gabuam duke menduar se e kaluam rrezikun pasi ato goditën traversën. Na duhet të hymë në fushë më agresivë se kurrë dhe me ndihmën e tifozëve.”
NDESHJA E VITIT – “Nuk është ndeshja e vitit, sepse në rast se kalojmë më tej, do të kemi ende rrugë në Champions. Duam që të bëjmë një performancë fantastike, më pas të shqetësohemi për pjesën tjetër të sezonit.”
MUNGESAT – “Kaseres është një lojtar fantastik, i cili jep gjithçka dhe të gjithë e dimë që karriera e tij është kushtëzuar shumë nga dëmtimet. Spinacola është një alternativë për të nisur si titullar, por nesër do të vendosim. Të kemi Kristianon në ekip është një avantazh i madh.”