Alegri i kënaqur: Kam një lojtar të jashtëzakonshëm

Juventus mori një tjetër fitore ditën e sotme përballë Empolit në transfertë, ku fitoi me përmbysje 1-2. Fitorja e dytë brenda një jave për bardhezinjtë, të cilët pas fitores në “Old Traford”, arritën të kalonin me sukses edhe transfertën e sotshme. Lidhur me sfidën e sotme foli numri një i pankinës së Juventusit, i cili u shpreh i kënaqur me fitoren.

NDESHJA
– “E nisëm ndeshjen mirë, por pas dhjetë minutave të para e ulëm ritmin dhe lejuam kundërshtarin të shënonte. Empoli është një ekip i fortë në shtëpi dhe lojtarët e krahut i ka shumë të rrezikshëm. Në pjesën e dytë më pas ishte diçka tjetër. Krijuam shumë raste dhe e merituam fitoren. Gjithsesi, Empolit duhet t’i heqim kapelën sepse u tregua mjaft e organizuar”.

LOJTARËT – “Kielini ndjeu një shqetësim dhe për të qenë të sigurt nuk donim të rrezikonim. Rugani bëri një ndeshje të mirë. Pjaniç nuk ishte dhe aq i qartë si zakonisht, kështu që ndërrova Bentakurin për të bllokuar kundërsulmet e Empolit”.

FITORJA DHE GOLI I RONALDOS – “U thashë djemve se duhet të fitonim sot, qoftë më lojë të mirë apo me lojë të keqe. Goli ishte një moment magjik nga një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është diçka që fëmijët do të përpiqen ta imitojnë”, përfundoi tekniku bardhezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online